Reshjet masive të shiut të cilat përfshinë vendin tonë gjatë fundit të muajit nëntor, shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit të Durrësit, duke sjellë mjaft dëme.

Për të shmangur përsëritjen e një situate të tillë, kryetari i i njësisë nr.6, Serjan Mazreku, ka vënë në lëvizje ndërmarrjen "Rruga" të bashkisë së Durrësit, e cila mëngjesin e sotëm ka nisur me pastrimin e të gjitha kokave të kolektorëve problematikë në zonën e Ish-Kënetës.

Mazreku bën me dije për "DurrësLajm" se aktualisht do të kryhet pastrimi i kanalit të madh "Vala e detit" si edhe atyre dytësore dhe tretësore, për të eleminuar tërësisht përmbytjen e zonës.

Duke qënë se banorët e zonës së ish-Kënetës gjatë përmbytjeve të fundit ishin mjaft të prekur, procesi i pastrimit të kanaleve po vëzhgohet edhe nga prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto, i cili ka vënë në dispozicion edhe mjetet e nevojshme për t'i dhënë kështu një zgjidhje problemit të përmbytjes.

G.D.