Biznesmeni Ilia Marga, një vit pas ndarjes së parakohshme nga jeta është nderuar me titullin “Mirënjohja e qytetit”, pas vdekjes.

Ceremonia e nderimit është bërë në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku morën pjesë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit e biznesmenit.

Ilia Marga themeloi kompaninë Nisatel, e cila me shpejtësi gjeti terrenin e duhur duke u bërë lider në punësimin e dhjetëra personave nga viti në vit.

Në ceremoni mori pjesë edhe kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili tha se Ilia Marga do të mbahet mend nga qytetarët durrsakë për humanizimin e tij dhe vullnetin për të ecur përpara.

Titulli “Mirënjohja e qytetit” pas vdekjes, iu dorëzua bashkëshortes së Margës.

Në motivacionin e titullit shkruhej: “Biznesmen i suksesshëm që me punën e tij të palodhur dhe idetë inovative dha kontribut të dukshëm në rritjen e ndërrmarrjeve punëdhënëse, për dhjetëra familje të qytetit, si dhe për ndjeshmërinë e tij ndaj familjeve në nevojë”.

Ndjekim materialin:

K.H.