OSHEE ka njoftuar sot se shumë zona të Tiranës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, duke nisur që nga ora 09:00 e mëngjesit.

Sipas njoftimit të OSHEE-së këto zona do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të remonteve që do të bëhen.

Më poshtë keni zonat dhe oraret:

Drejtoria Rajonale e OSHEE Tirane, vijon procesin e mirëmbajtjes së kabinave, sipas grafikut dhe planit të investimeve, për rritjen e sigurisë në furnizimin me energji elektrike.

Gjate ditës së sotme, 14 gusht, do të ndërhyhet në disa kabina, ku do te stakohet energjia elektrike si mase sigurie në këto zona dhe orare, si me poshte:

Kabinat ‘Zef Jubani 2’ dhe ‘Tirana e Re 2’ -Ora 10:00-12:00

Zona: pjesërisht rrugët ‘Zef Jubani’, ‘Margarita Tutulani’, ‘Gjin Kuqali’ dhe ‘Sulejman Delvina’, pranë Stadiumit ‘Selman Stermasi’

Kabina ‘Hoxholli’ – Ora 10:00-12:00

Zona: pjesërisht rrugët ‘Dalip Zavalani’ dhe ‘Petro Nini Luarasi’

Kabina ‘Veri’-Ora 11:00-13:00

 Zona Shëngjergj pjesërisht

Kabinat K1 dhe K2 -Ora 09:00-14:00

Zona pa energji: Kamëz pjesërisht