Vranësirat dominojnë të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore deri vonë në mbrëmje, kur pritet përmirësim i motit në Ultësirën Perëndimore, por reshje dëbore do të ketë në të gjithë zonat malore dhe shumë pranë zonës së ulët.

Pas mesnatës pritet kthjellim i motit në pjesën më të madhe të vendit duke lënë kufirin Lindor me reshje të pakta dëbore.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të ulen me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore, por rënia vijon e theksuar edhe në orët vijuese deri mëngjesin e së hënës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.