Takim trepalësh i Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi

Postuar: 20/07/2018 - 19:07

   Në kuadrin e Trilateralit të Adriatikut, më 20 korrik në Budva, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Takimin e tretë të Ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.

Kjo platformë e lançuar vitin e kaluar i shërben përpjekjeve të përbashkëta për konsolidimin e bashkëpunimit në Evropën Adriatike, tashmë të shndërruar edhe në NATO-n Adriatike, dhe për një aksion të përbashkët në interes të një rajoni më të siguritë dhe më të ndërlidhur në të gjitha dimensionet.

Gjatë takimit tre Ministrat e Jashtëm u fokusuan në bilancin e Samitit të NATO-s në Bruksel, Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Londër në kuadrin e Procesit të Berlinit, përmirësimin e ndërlidhjes dhe transportit në rajon, si dhe nxitjes së bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe mbrojtjes së ambientit.

Në fjalën e tij Ministri Bushati theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes tre vendeve në proceset e integrimit dhe kthimin e këtij rajoni nga një hapësirë sigurie në një hapësirë zhvillimore.

Për ministrin Bushati “procesi i zgjerimit nuk mund të zhvillohet në vakum, duhet të shoqërohet me instrumente që i shërbejnë dhe procesit të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe transformimit politik dhe shoqëror të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Duke vlerësuar Politikën e Dyerve të hapura të NATO-s Ministrat shprehën mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë dhe vlerësuan marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës si dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Një fokus i veçantë iu kushtua ecurisë dhe ndërveprimit për avancimin e projekteve me rëndësi strategjike si Korridori Adriatiko-Ionian dhe Gazsjellësi që do lidhë linjën Trans-Adriatike me Kroacinë nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, por edhe bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit dhe mjedisit. 

Në përfundim të takimit Ministrat e Jashtëm të të tre vendeve nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tërmetet nuk ndalen në vendin tonë. Një goditje e re u regjistrua pas mesnatës.

Shqipëria do të mbetet në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme.

   O zot pse më dënove kaq shumë. Do më mungosh shumë zemra ime”.

   Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje.

Ambasada shqiptare përmes një deklarate për shtyp ka shprehur ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në

   Furtuna dhe shiu që ka pushuar kryeqytetin pasditen e sotme nuk kanë kaluar pa pasoja.

   Duket se moti sot dhe nesër (e enjte) do të sjellë surpriza, pasi do të shoqërohet jo vetëm me ulje të temperaturave, por edhe reshje

Mbrëmjen e 14 gushtit, qindra e qindra besimtarë orthodhoksë, por jo vetëm, kanë shkuar për të kaluar natën në mjediset e Manastitit të S

Në familjen Marku, (gjyshi nga e ëma) janë hapur dyert e mortit, ku të afërmit e Marjusit presin ngushëllime për humbjen e 22-vjeçarit në

Familja Djerri është ndër shijaksit e parë, të cilët për një jetë më të mirë u larguan me eskodin e vitit '91 drejt italisë.