Dy prindër janë arrestuar në Kaliforni, pasi policia ka gjetur 13 fëmijët e tyre që dyshohet se janë mbajtur robër në shtëpinë e tyre. David Allen Turpin, 57 vjeç, dhe Louise Anna Turpin, 49 vjeçe, akuzohen për torturë dhe rrezikim të fëmijëve.

Trembëdhjetë robërit – të moshës midis 2 dhe 29 vjeç – janë gjetur në një shtëpi në Perris, 95 kilometra në juglindje të Los Angelos-it, tha policia. Të gjithë ata besohet se janë vëllezër dhe motra, raportojnë mediet e huaja.

Zyrtarët janë alarmuar nga njëra prej viktimave, e cila ka arritur të ikë dhe të thërrasë numrin e urgjencës.

Po sipas saj, oficerët më pas “kanë gjetur disa fëmijë të lidhur në shtretërit e tyre me zinxhirë, në një mjedis të errët dhe me erë të keqe”.

Prindërit nuk kanë qenë në gjendje të japin menjëherë arsye logjike përse fëmijët e tyre janë mbajtur në atë mënyrë, tha policia.

David Allen Turpin, Louise Anna Turpin janë në paraburgim dhe do të lirohen me kusht nëse paguajnë shifrën prej 9 milionë dollarësh.

Çifti ka jetuar në Teksas për shumë vite përpara se të shkonte në Kaliforni.

Turpin thuhet se ka pasur një punë relativisht të paguar si inxhinier në kompaninë e teknologjisë së aviacionit dhe teknologjisë. Megjithatë, me kaq shumë fëmijë dhe fakti që gruaja e tij nuk punonte, tregojnë se shpenzimet tejkalojnë të ardhurat e tij. Ai ishte shpallur i falimentuar dy herë.