Ndërmarrjet nga vendet e Bashkimit Europian përfaqësojnë 66,7% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.

Në publikimin e regjistrit të ndërmarrjeve për vitin 2017, INSTAT bën të ditur se ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 54.0% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej.

Aktivitetet ekonomike si: call center, dhe tregti me shumicë janë aktivitetet ku kryesisht pronarët dhe bashkëpronarët janë të huaj.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, me 77.9%. /ATA/