Kthehet në mollë sherri mes këngëtares Rezarta Shkurta dhe gazetares Dalina Buzi, fotoja që publikoi një ditë më parë nusja e nipit të Enver Hoxhës, të vajzës së saj në “Instagram”. Vogëlushja shihet me të venë e diktatorit Nexhmije Hoxha, e për këtë arsye kanë vërshuar kritikat dhe përplasjet.

Lidhur me këtë postim, portali i i Dalina Buzit ka shkruar një artikull ku sjell edhe një herë në kujtesë vuajtjet e shqiptarëve gjatë periudhës së komunizmit.

Në artikull shkruhet se portali nuk do të kryqëzojë Rezartën për këto postime të herëparshershme dashurie që i thur gjyshit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha (djali i djalit të madh të Enverit, Ilir Hoxhës), por e trishton fakti që ky postim ka marrë shumë pëlqime.

Menjëherë ka ardhur edhe përgjigjja e këngëtares. Rezarta Shkurta ka reaguar ashpër ndaj Dalina Buzit.

Shkurta tregon se gjysh të madh ja thotë vajzës për të kuptuar ndryshimin mes dy gjyshërve të tjerë, madje e i thotë Dalina Buzit se është më diktatore se vetë diktatorët. Ajo ndërkohë zbulon dhe një sekret të Buzit, që nuk ishte e lumtur me bashkëshortin.