Ajo është një nga femrat më të bukura në showbizin shqiptar. Valbona Selimllari edhe pse figurë mediatike jetën e saj personale e ka mbajtur të fshehtë dhe larg mediave. Por duket se këtë herë Selimllari e ka thyer rregullin dhe ka zbuluar dhuratën e ëmbël që ka marrë për Shën Valentin.

Mirëpo, ndryshe nga shumë gra të tjera, Valbona nuk ka treguar dhuratën e partnerit, por atë që i ka bërë një prej fëmijëve.

“Gëzuar Shën Valentinin mamit tim të dashur!”- ka shkruar në një kompozim të adhurueshëm një prej fëmijëve të Selimllarit, që mesa duket e ka befasuar atë.