Haradinaj: Gjermania, partner i rëndësishëm në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë

Postuar: 14/02/2018 - 21:23

   Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Ai thotë se Sigmar Gabriel dëshmoi mbështetjen gjermane për rrugën evropiane të Kosovës.

“Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel, dëshmoi mbështetjen e vazhdueshme gjermane për rrugën euro-atlantike të Kosovës dhe në veçanti në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. E njoftova mikun gjerman për zhvillimet në Kosovë, përfshirë përparimet në sundimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve që burojnë nga MSA-ja”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj thotë se Gjermania është partner i rëndësishëm i Kosovës në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë.

“Gjermania vazhdon të mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë. Ne jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona. Mirënjohës Gjermanisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në çdo kohë”, ka shkruar Haradinaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në Kosovë këtë vit janë paraqitur dy raste me sëmundjen e malaries.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se të martën ka marrë një ftesë nga Përfaqësuesja e Lartë të BE-së, Federica Mogherini,

   Mëngjesin e së hënës në shtëpinë e Ismet Zekës, në lagjen ‘Dardania’ të Gjilanit, kishin zbarkuar njësitet policore, të shoqëruar nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kolovicë” në Prishtinë.

   Nga Veton Surroi

Si u bë Kosova mesdhetare dhe si po bëhet një pompë e madhe derivatesh.

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj.

   Një i ri ka mbetur i vdekur në Ferizaj nga një përleshje që ka ndodhur mes disa personave.

   I bllokuar edhe për javë të tjera do të mbetet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Teksa të gjithë po festojnë Bajramin, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po kalon momente të vështira.

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e mëhershëm, për pezullim të vendimit për ngritjen e pagave të zyrtarëve shtetërorë.