Pavarësisht se mediat italiane janë të bindura se rinovimi i Lautaro Martinezit me Interin do të kryhet dhe sulmuesi argjentinas do të përfitojë 9 milionë euro në vit, e vërteta është që si kapiteni zikaltër ashtu edhe menaxheri janë duke qëndruar kokëfortë për objektivin 10 milionë euro në sezon. Interi e mendon si një shifër të lartë këtë dhe 8 së bashku me bonuset lehtësisht të arritshme kërkon ta çojë rrogën në 9 milionë. 

Për këtë arsye pritet që të ketë ende takime dhe diskutime. Palët janë optimiste se do të arrijnë në një marrëveshje shumë shpejt sepse distanca nuk është shumë e madhe dhe ka mundësi që të gjendet patjetër gjuha e përbashkët. Lautaro ndihet mirë në Milano, por mendon se ka arritur në një moment ku duhet trajtuar si super lojtar edhe në aspektin e rrogës.