Pasi kryeministrit Ramush Haradinaj ditë më parë i është lëshuar viza britanike, edhe SHBA i dha vizën atij. Këtë e ka konfirmuar sot zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi.

Haradinaj sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit më 8 shkurt në Uashington.

Vetë Haradinaj kishte thënë përmes një postimi në Facebook se i ishte nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta dhe se po priste vizën, si gjithë qytetarët.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”,kishte shkruar para disa ditëve kryeministri.