Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Pejë, ku Agron Gashi plagosi me armë tre persona.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në TV Dukagjini ka dhënë detaje mbi të kaluarën kriminale të Gashit, duke thënë se ky i fundit ka pasur aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe ka një kallëzim penal për kansoje ndaj prokurorit, Ersan Qavolli.

“Ka qenë i akuzuar për rrezikim të trafikut publik, e ka shkelë një polic dhe ka ikur nga vendi ngjarjes. Ka qenë në arrati një kohë, është arrestu, ka qenë në paraburgim. Njëkohësisht, ky e ka edhe një kallëzim penal për kanosje ndaj prokurorit Ersan Qavolli, në atë periudhë kur ka qenë për rrezikim të trafikut publik”, ka deklaruar Nikçi.

21-vjeçari Agron Gashi është arrestuar mesditën e sotme nga Policia dhe pritet të dalë para prokurorisë ku do të njihet me masën e sigurisë. Sakaq tre të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.