Policia italiane ka vënë në pranga ditën e sotme 4 shqiptarë, të cilët në vitin 2016 kishin dhunuar disa prostituta rumune në zonën e quajtur Stupinigit, në Torino.

Siç bëhet me dije, shqiptarët kishin rrahur me shkopinj dhe shufra hekuri, ndërsa për t’i tmerruar akoma më shumë dhe për t’u larguar pa probkeme ata kishin qëlluar me armë në ajër, raporton La Repubblica.

I gjithë konflikti nisi kur prostitutat rumune kishin nisur të ushtronin aktivitetin e tyre, në një rrugë që menaxhohej nga shqiptarët.

Shqiptarët, identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur, në këtë rrugë kishin vendosur vajza që menaxhoheshin nga ata, ndërsa prostitutat rumune ishin vendosur në të njëjtën rrugë.

Njëri nga shqiptarët, ishte pagëzuar me emrin ‘tigër’, pasi ishte agresiv dhe mësohet se ka qenë personi që ka goditur me shumë prostitutat rumune.