Dy shqiptarë të moshës 36 dhe 46 vjeç janë arrestuar në Milano, pasi policia gjeti në garazhin e tyre 5.2 kilogramë heroinë.

Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dy të dyshuarve dhe ka gjetur kartëmonedha me vlerë prej 70 mijë eurosh, raportojnë mediet italiane.

Të dy janë vënë në pranga me akuzën e posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.