Denoncimi i Xhuljeta Çunit, SHÇBA: Asnjë përgjegjësi penale nga punonjësit e Policisë

Postuar: 13/06/2018 - 13:34

Pas hetimeve të kryera për verifikimin e punonjësve të policisë që kanë trajtuar çështjen e denoncimit të Xhuljeta Ccunit ndaj Xhafer Matës, vjen reagimi nga SHÇBA.

Sipas kësaj të fundit, rezulton se punonjësit nuk kanë pasur asnjë përgjegjësi penale për ngjarjen e ndodhur 5 ditë më parë në “Don Bosko”.

NJOFTIMI I SHÇBA

Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë nisi verifikimet për veprimet apo mosveprimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 8 Qershor 2018, në rrugën “Don Bosko”, ku shtetasi XH.M. vrau me armë zjarri shtetasen 19-vjeçare Xh.Ç., e më pas veten.

SHÇBA kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, kryqrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj.

Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja XH.Ç. për përndjekje. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë rregjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin. Pas kallëzimit, Prokuroria nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore.

Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga shtetasja Xh.Ç., pas kallëzimit të datës 07.05.2018.

Pra, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të pritur çdo ankesë apo informacion për shkelje të konstatuara nga punonjës të Policisë, duke rikujtuar numrin ku mund të denoncohet falas 0800 90 90.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Tre shqiptarë kanë dalë para gjykatës në së rrethit të Postdam në Gjermani, pasi akuzohen se janë pjesë e një bande grabitësish me sht

   Gjykata e Korfuzit ka vendosur këtë të hënë (20 gusht) të lërë në burg biznesmenin lushnjar Edmond Bego, deri në pritje të kërkesës pë

Një shtetase angleze e quajtur Paige Smith tentoi të vetëvritej vitin e kaluar pasi të fejuarit të saj shqiptar, Fation Ballmi, i mohuan

Bie zjarri te dy kullat binjake në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Ka dalë ekspertiza për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Fierit mbrëmjen e 21 prillit të këtij viti, ku një sasi eksplozivi shpërthe

Dy shqiptarë bashkëmoshatarë 28-vjeçarë janë arrestuar nga policia italiane për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia greke ka dhënë detaje të reja për Edmond Begon, i cili u arrestua në qytezën e Igumenicës, tekssa po tentonte të kalonte kufirin

Një grua që po ngiste një makinë tip “Volkswagen” në Durrës, ka aksidentuar një person të moshës 55 vjeç.

Bllokohet një mjet tip “Porsche” në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës.

Pasditja e sotme është shoqëruar me reshje shiu, çka çuar në disa zona edhe probleme.