Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Mësohet se ka mbetur i plagosur shtetasi Roland Banaj 33 vjeç.

Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në ambientet e jashtme të një lokali. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë marrë në pyetje punonjësit e lokalit dhe dëshmitarët, të cilët mbetën të traumatizuar nga ngjarja.