Një doganier i doganës së Rinasit dhe një 26 vjeçar janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për kalim të paligjshëm të mallrave nëpërmjet kësaj pike kufitare.

Në pranga përfunduan Geron Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë doganier në doganën Rinas) si dhe Gerald Keta, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë, pasi shtetasi Gerald Keta, në doganën Rinas tentoi të kalonte mallra kontrabandë (veshje) në mënyrë të kundraligjshme, ndërsa shtetasi Geron Hoxha (me detyrë doganier në Rinas), në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, ka shpërdoruar detyrën duke lejuar që të kalonte mallrat kontrabandë shtetasi i mësipërm.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale "Kontrabandë me mallra të tjerë", në ngarkim të shtetasit Keta., dhe për veprën penale "Shpërdorim detyre", në ngarkim të shtetasit Hoxha.