Policia në Devoll ka proceduar penalisht një 40-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij adoleshente.

“Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 16-vjeçare”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 16-vjeçare, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.