Policia ka zhvilluar kontrolle në disa banesa në zonën e Bërxullës, në kuadër të hetimit për vrasjen e Edmond Sulës, ngjarje e ndodhur më 12 korrik të këtij viti në derën e shtëpisë në Vorë.
Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa autoritetet po analizojnë të gjitha pistat që mund të çojnë në identifikimin e autorëve të atentatit.
Mësohet se fokusi i këtyre kontrolleve ka qenë në pronat dhe banesat e pjesëtarëve të familjes Loci, ku janë kërkuar prova materiale që mund t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.
Pista kryesore ku po përqendrohen hetuesit lidhet me një konflikt të mundshëm pronësie mes viktimës Edmond Sula dhe personave të shoqëruar. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.





