Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë pas incidentit me dronin e pajisur me eksplozivë në Aeroportin e Leipzig/Halle, duke e cilësuar ngjarjen si një akt agresioni rus ndaj Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama ka deklaruar se Shqipëria qëndron në krah të Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve të NATO-s, ndërsa ka shprehur mbështetjen për kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Një dron që transportonte eksplozivë në Aeroportin e Leipzig/Halle nuk është një zonë gri. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Evropës, siç e bën të qartë vetë Qeveria Gjermane tani. Solidaritet i plotë me mikun tim Friedrich Merz, Qeverinë Gjermane dhe popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë të përgjigjet me qartësi dhe forcë. Lufta hibride nuk mund të shpërblehet me hezitim. Shqipëria qëndron fort me Gjermaninë, Ukrainën dhe të gjithë aleatët tanë në NATO. Ne jemi më të fortë kur veprojmë si një i vetëm.”, shkruan Rama.