Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Delisuf, në Njësinë Administrative Novoselë, në Vlorë.
Flakët, të favorizuara edhe nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në zonë, ndërsa zjarrfikësit vijojnë përpjekjet për shuarjen e tyre.
Nga zjarri janë përfshirë kryesisht sipërfaqe me pemëtari, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një stallë bagëtish. Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur bagëti brenda por balla bari per bagetine.
Pamjet tregojnë sipërfaqe të mëdha të përshkuara nga flakët dhe të djegura
Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po punojnë krah zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.





