Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi ndërhyrjen e policisë gjatë protestës së 94-t, duke u ndalur te perimetri i lejuar i tubimit dhe tentativa e protestuesve për te levizur përtej kësaj zone të përcaktuar.
Karamuço tha se bllokimi i akseve rrugore përbën një situatë që mund të sjellë pasoja ligjore.
“Ne kemi këto problemet e elementëve të sigurisë të këtyre objekteve dhe personaliteteve. Dhe pastaj sigurisht që policia ka ndërmarrë këtë lloj veprimi aktual sepse leja që është dhënë, për të kryer atë tubim prej gati 90 ditësh, ka dalë përtej perimetrit të vendosur dhe të dakordësuar nga ana e saj.
Dhe për këtë arsye, bllokimi i të gjitha akseve fillon pra dhe konsumohet një vepër penale. Dhe në këto raste bëhet thirrje me megafon, pastaj mund të ketë shtyrje të protestuesve, e më tej mund të hidhen kupa uji, gaz lotsjellës”, tha ai.
I pyetur se deri ku mund të shkojnë nëse protestuesët nuk largohen, Karamuço paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të përplasjeve fizike, veçanërisht me rastin e një efektivi te lënduar sot.
“I gjithë synimi i policisë, është për t’i nxjerrë në bulevard. Pra që të hapet rruga prapa. Ajo është e gjitha. Që të hapet madje edhe rruga tjetër këtu, që është pjesa e brendshme e Kryeministrisë që del.
Po ti shohësh dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë më të ashpra. Para 10 minutash ka pasur një oficer të policisë të lënduar. Tani po vazhduam kështu, do të ketë lënduar të tjerë. E mira është të mos përshkallëzohet deri në përplasje fizike, sepse ne e dimë se çfarë ka ndodhur në të gjitha ngjarjet e mëparshme”.
Sa i përket skenareve të protestave gjatë shtatorit, sipas Karamuços, ajo që ndodhi në ditën e parë të shtatorit mund të jetë vetëm fillimi i një faze të re të protestave. me bllokime rrugësh dhe tentativa për rrethimin e institucioneve.
“I gjithë synimi i policisë, është për t’i nxjerrë në bulevard. Pra që të hapet rruga prapa. Ajo është e gjitha. Që të hapet madje edhe rruga tjetër këtu, që është pjesa e brendshme e Kryeministrisë që del.
Po ti shohësh dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë më të ashpra. Para 10 minutash ka pasur një oficer të policisë të lënduar. Tani po vazhduam kështu, do të ketë lënduar të tjerë. E mira është të mos përshkallëzohet deri në përplasje fizike, sepse ne e dimë se çfarë ka ndodhur në të gjitha ngjarjet e mëparshme.
Kështu që kjo ishte një tentativë e parë. Është një sinjal që shtatori do të vijojë siç e kanë përmendur edhe vetë këta protestuesit që do të përshkallëzojnë në bllokime. Dhe ja, ka filluar që sot, 1 shtator.
Këto do jenë, mendoj unë, skenarët e shtatorit: bllokime rrugësh edhe rrethime institucionesh e të tjerë e të tjerë. Forma përshkallëzimi që sigurisht do të hasen edhe në veprimet konkrete nga ana e policisë së shtetit, të cilat do mbajnë mbi vete të gjithë garantimin e sigurisë dhe rendit publik.
Unë kam parë gjatë gjithë kësaj kohe edhe mbrapa Kryeministrisë që, përveç një numri të vogël, pothuajse modest të forcave “Shqiponja”, ka pasur edhe dy-tre efektivë të Gardës. Pra ishin ulur masat e sigurisë dhe të ruajtjes, sepse e kishin parë që rituali i zakonshëm, sidomos i këtyre 50 ditëve të fundit, nuk kishte pasur asnjë ekses që të ketë ndodhur. Në njëfarë mënyre, policia gjendesh pa përgatitur dhe ka thirrur menjëherë forca shtesë të vijnë nga Ministria e Brendshme në drejtim të Kryeministrisë. Aty edhe makina e ujit aty rri, nuk rri ndaj mbrapa Kryeministrisë, rri te Ministria e Brendshme, sepse nuk e kanë pritur që do të përshkallëzohej menjëherë siç ndodhi edhe tani”, tha Ervin Karamuço.





