Policia ka nisur hetimet për një shtetas të huaj, të cilit i janë gjetur në bagazhe gjatë kontrollit në port, tre pistoleta trofe lufte.

Sipas të dhënave zyrtare, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin e huaj A.S. banues në Portugali.

"Në PKK Porti, Sarandë, gjatë procedurave të daljes për në Korfuz, në bagazhet e tij, u konstatuan 3 pistoleta trofe lufte, jashtë funksionit, për të cilat shtetasi pretendon se i ka blerë në dyqan, por nuk disponon faturë. Materialet u referuan për veprën penale "vjedhje e veprave të artit e kulturës"."-shkruhet në njoftimin e policisë.