Shtetasi I.B, drejtues i një BMW u ndalua nga policia rrugore, pasi u kap duke lëvizur me makinë me 191 km në orë. Policia ka bërë me dije se kjo shpejtësi skëterre është e papranueshme dhe i ka pezulluar direkt lejen e drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranes e angazhuar per rritjen e parametrave rrugore ne fundjave. Me Radar për të parandaluar shpejtësine tej normave te lejuara. Drejtuesi i mjetit nuk i bindet shenjës së dhënë nga punonjësit e Policisë Rrugore.

Dy patrulla te Policise Rrugore e kane bllokuar tek sheshi Shqiponja dhe po e kthejne tek Radari.

Drejtuesi i mjetit BMV shtetasi I.B, i pezullohet Leja e Drejtimit per shpejtesi tej normave te lejuara dhe per mosbindje ndaj shenjes se ndalimit te dhene nga punonjesi i Policise Rrugore.