Fituesja e Eurovisionit nga Izraeli, Netta u komentua shumë pas fitores për shkak të këngës së saj që nuk u prit dhe aq mirë.

Ajo bëri përshtypje dhe u komentua ishte edhe deklarata e saj pas fitores për këngëtaren me origjinë shqiptare që përfaqësoi Qipron dhe doli në vendin e dytë, Eleni Foureira, kur tha se këngëtarja shqiptare është më shumë për të kënaqur sytë sesa veshët.

Por duket se këngëtares Netta nuk i del inati. Në një konferencë pak ditë më parë, ajo la të kuptohej se performanca e këngëtares shqiptare Eleni Foureira ishte fallco.

“Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticeti. Unë isha në garë vetëm me veten time”, u shpreh ajo.