Elseid Hysaj është rikthyer në Shqipëri për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Panuçi për miqësoren me Norvegjinë.

Shkodrani është parë dje në qytetin e Durrësit duke udhëtuar me makinën e tij superluksoze, një “Lamborghini” që kushton rreth 200 mijë euro.

Pas gjobës së përfolur të marrë në qytetin e tij të lindës, mbrojtësi i djathtë i Napolit është kujdesur që mjetin e tij ta parkojë në hapësirat e lejuara të qytetit bregdetar.