Stefano Pioli është zgjedhja e parë e presidentit Aurelio De Laurentiis për Napolin sezonin e ardhshëm. 

Hezitimet e vazhdueshme të Antonio Contes e kanë detyruar numrin 1 të të kaltërve të kërkojë diku tjetër dhe trajneri aktual i Milanit e gjen veten në pole position. 

“Il Mattino”, raporton se De Laurentiis do ti ofrojnë një kontratë dyvjeçare me vlerë 3 milionë neto trajnerit 58-vjeçar. 

Por fillimisht ai do të duhet të çlirohet nga Milani, me të cilin ka edhe një vit të mbetur në kontratë me vlerë 4.1 milionë euro neto plus bonuse.

De Laurentiis nuk dëshiron pengesa dhe pritje të gjatë, ai nuk do të arrijë marrëveshje që më pas mund të vihen në dyshim. 

Prandaj presidenti i Napolit do të presë që trajneri Pioli t’i japë fund marrëdhënies së tij me kuqezinjtë, të gjejë një marrëveshje për zgjidhjen e vitit të tij të fundit dhe më pas të fillojë bisedimet për të gjetur marrëveshjen me të.

Zgjidhja e Napolit do të vlerësohej nga Pioli, i cili nuk është i interesuar të marrë një pushim dhe Napoli shihet si një aventurë e re dhe intriguese. 

Conte (i ndjekur edhe nga Milani si zgjedhja e parë e Ibrahimovic) dhe Gasperini, i cili është gjithnjë e më i prirur për të vazhduar aventurën e tij të shkëlqyer në krye të Atalantës, po largohen gjithnjë e më shumë si pista.