Një prezantuese nga Kuvajti është pezulluar nga puna pasi ajo e quajti kolegun e saj "bukurosh" gjatë transmetimit direkt.

Komenti i saj hapi shumë polemika në vend. Gjatë një emisioni për zgjedhjet vendore, ajo po priste t'i kalonte linjën kolegut, i cili po rregullonte kufjet. Vetëm fakti që i tha të mos lëvizte më sepse ishte i bukur ashtu siç ishte, i kushtoi punën.

Deklarata e saj është bërë virale dhe ka rënë në syrin e kryeministrit, i cili kërkoi që të merreshin masa për këtë prezantuese.

Sipas gazetës "Al Qabas", kryeministri Mohammad Al Hayef i shkruajti në "Twitter" ministrit të Informacionit duke bërë këtë kërkesë.