Përjetimi i ndjenjave gjatë dëgjimit të muzikës është mjaft e rrallë dhe unike.Shumë njerëz përjetojnë rrënqethje mishi dhe më në fund është zbuluar arsyeja.

Matthew Sachs një ish-student në Harvard, ka studiuar individë që marrin dridhura nga muzika për të parë se si shkaktohet kjo ndjenjë.

Sipas tij, lidhja e trurit me muzikës pasqyron reagimet e njerëzve ndaj saj.

Sipas Oxford Academic, ai ka shtuar se njerëzit që kanë lidhje emocionale me muzikën arrijnë të përjetojnë ndjenja të tilla.

Studimi u krye në 20 studentë, ku 10 prej tyre pranuan se e përjetojnë dicka të tillë, ndërsa pjesa tjetër e mohoi. Prandaj kjo gjë ndodh rrallë dhe jo te të gjithë.