Nëse përmendim fjalën “martesë” ndër mend na vjen nusja dhe dhëndrri, fustani madhështor, kostumi etj etj. Pa këto elemente nuk mund të quhet se po martohesh. Por kjo teori nuk vlen për instruktoren e palestrës në Brianza të Italisë.

Pas vuajtjes dhe zhgënjimeve të pësuara në këtë fushë të jetës, Laura Mesi mori vendimin të realizoje ëndrrën që çdo vajzë ka, të martohet, por pa dhëndërr pasi ajo zgjodhi të martohet vetëm dhe me veten.

 “Para dy vitesh mora vendimin që të martohesha me veten. Nuk kisha nevojë që të isha beqare dhe kisha ëndërr që të bëja dasmë. I përsërita vetes që do martohem VETËM dhe ME VETEN,” – tha ajo në një intervistë.

Dasma e saj ishte e plotë me miq të të afërm, ndërkohë që 40-vjecarja mbante të veshur fustanin e bardhë dhe shijoi ceremoninë madhështore që kishte bërë për veten e saj. Motoja e saj më e madhe, të cilën e vuri në zbatim për këtë rast është se duhet të duam veten më shumë se cdo njeri tjetër në botë.