Qyteti i "zemrave të thyera"

Postuar: 11/02/2018 - 19:47

Burrat nga Chelmsford janë konsideruar nga gratë dhe të dashurat e tyre si më pak romantikë në Britani të Madhe.

Studimi, i cili hulumtoi 1.500 gra në marrëdhënie afatgjata, zbuloi se 79 për qind grave thanë se partneri i tyre nuk ishte më romantik.

Në mënyrë të ngjashme, më shumë se gjysma e përshkroi bashkëshortin e tyre si "të padobishëm" kur bëhej fjalë për çështje zemre.

Dhe, pothuajse dy të tretat e grave thanë se kurrë nuk kishin marrë një letër dashurie nga gjysma tjetër e tyre, ndërsa katër në 10 gra thanë se kurrë nuk kishin pasur mëngjesin në shtrat nga bashkëshortët.

Kur u pyetën për të përcaktuar se cila ishte arsyeja se pse burrat e tyre ishin kaq pak romantikë, shtatë në dhjetë gra fajësuan babain e partnerit të tyre, duke pretenduar se edhe ata ishin sjellë në një mënyrë të tillë.

Po ashtu, një në 20 gra, besonin se partneri i tyre nuk donte të bënte gjeste madhështore, pasi në rast se miqtë e tyre do ta kuptonin, do të talleshin me ta.

Megjithatë, duket se kjo mungesë e romancës mund të jetë një gabim i kushtueshëm me të dhënat që zbulojnë gjithashtu se 20 për qind e meshkujve janë braktisur nga parnerja e tyre si të "pasuksesshëm".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Të gjithë e njohim Madonna-n, këngëtarja e cila theu shumë tabu.

   Karakteri i një personi është shumë i vështirë për t’u kuptuar, kështu që sjelljet tona të përditshme tregojnë shumë detaje.

   Zonja e Parë e SHBA po numëron ditët mbrapsht para se t’i kërkojë divorcin presidentit amerikan, Donald Trump.

   Një burrë ka fluturuar me një avion të vogël drejt shtëpisë së tij për të vrarë gruan dhe djalin.

   Ministri i Peshkimit të Norvegjisë ka dhënë dorëheqjen pasi ka shkelur protokollin e sigurisë gjatë pushimeve në Iran me të dashurën e

   Nuk ka dyshim se Kim Kardashian me ditë të tëra i planifikon daljet dhe përgatitjet e saja për parakalimin në tapetin e kuq.

   A e kishit imagjinuar ndonjëherë një “James Bond” me ngjyrë”?!

   Ka trashëguar shtëpinë e gjyshit, por kjo nuk ishte surpriza e vetme për një të ri amerikan.

   Ka shumë qytete në botë të aftë për të nxjerrë në pah më të mirën tonë, qytete në të cilët ndihemi vetvetja që nga momenti i parë që t

   Të pranishmit në një bregdet të Vietnamit, mbetën të hutuar nga një krijesë misterioze që doli papritmas prej uji.