Të gjithë banorët e këtij fshati kanë këtë qëllim

Postuar: 22/02/2018 - 10:59

Një fshat në Spanjën veriperëndimore ka nisur një iniciativë të shëndetshme të stilit të jetesës duke synuar që 39.426 banorët të humbin 100 mijë kg brenda dy viteve.

Një dietë e shëndetshme, ushtrime të rregullta dhe kontrolle mjekësore përbëjnë bazën e programit, që duket se i gjithë komunitetin ndan qëllimin e njëjtë të humbjes së peshës në një mënyrë të shëndetshme.

Banorët do të ndjekin planet e përcaktuara nga qendrat shëndetësore lokale, ndërkohë që restorantet do ofrojnë menutë ushqimore të shëndetshme.

Carlos Piñeiro, mjeku i ngarkuar me projektin, tha për ‘Euronews’ se bashkësia ishte e fokusuar në dietën e shëndetshme më shumë se në humbjen e 100,000 kg.

Raporti i banorëve mbipeshë në komunën e Naronit është 6 nga 10 veta.

"Tek 10 vjeçarët, obeziteti është rritur dy herë dhe mbipesha pesë herë, gjë që rrit numrin e atyre që vuajnë nga sëmundje kronike. Ne duam ta korrigjojmë këtë", tha mjeku.

Plani, i cili u nis më 25 janar, ka për qëllim të dhurojë ekuivalentin e të gjitha kileve të humbura në ushqim në OJQ-në lokale Narona për Resurset e Solidaritetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Disa tifozë nga Meksika, kanë pushtuar rrjetet sociale për shkak të një ideje brilante me shokun e tyre. 

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Levekursen të Gjermanisë, ku një shqiptare 58-vjeçare ka lindur një djalë, shkruajnë mediat gjermane.

Vjola është një vajzë e re, e bukur por një aksident që i ka ndodhur në vitin 2010 i ka sjellë disa pasoja që i kanë zgjatur në kohë.

   Një analist special për televizionin “TVT” dhe radion “Brasil Actual” për të komentuar ndeshjet e Brazilit.

   Ky është momenti i pabesueshëm kur një stuhi filmohet papritmas duke “zbrazur” mijëra litra ujë në një liqen.

   Xhon Alite, ish-mafiozi shqiptaro-amerikan ka treguar historinë e jetës së tij në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në Klan.

   I njohur si njëri ndër personat e afërt të familjes mafioze Gambino në SHBA, shqiptari John Alite ka folur këtë të premte në lidhje me

   Pak pas përfundimit të së takimit të radhës në botërorin Rusi 2018, Portugali-Spanjë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

   Një “vizitor” krejt i papritur është shfaqur këtë fundjave në brigjet e Vlorës.

   Megjithëse motrat nga Alabama, Mara Meighan dhe Jennifer Solis, nuk janë binjake, ato janë përfshirë në një ngjarje të tmerrshme “binj