Ky është plazhi i Adriatikut , pranë fshatit që mban të njëjtin emër në bashkinë e Divjakës. Këtu gjithçka është si para viteve ’90.

Mjafton te hapesh një gropë në rërë, të ngulesh çadrën dhe i gjithë plazhi është i yti. Hapësira bregdetare prej dy km është plazh publik.

Kosto për të kaluar një ditë pushimi  është e papërfillshme. Ndaj po frekuentohet gjithnjë e më shumë. Ushqimet pjesa me e madhe e pushuesve i marrin nga shtëpia.

Të tjerët mund të drekojnë në restorantet e thjeshta të ngritura pranë bregdetit nga banoret e zonës. Argëtimi i vetëm për fëmijët është loja me top. Rëra kurative dhe uji i pastër i detit janë resurset që natyra i ka falur këtij plazhi.

Burimi: Tv Klan