Kafshët shtëpiake ndihmojnë në kurimin e çrregullimeve psikologjike, raporton një studim i fundit nga Universiteti i Liverpool-it në Mbretërinë e bashkuar.

Prania e një kafshe i bën këta persona të ndihen më të sigurt dhe të lumtur.

Drejtuesja e studimit Dr Helen Louise Brooks ka publikuar të dhënat e të gjithë hulumtimit, qe mori në studim persona që vuanin nga skizofrenia, depresioni, stresi dhe çrregullimi polar.

Këta persona nisën të bashkëjetonin me kafshë si macja, qeni, zogjtë, hamster dhe u vu re një përmirësim në gjendjen e tyre mendore dhe emocionale. Pacientët nisën të argëtoheshin dhe të ndiheshin më mirë.

Në intervistat e zhvilluara një nga personat kishte deklaruar se kishte tentuar të vriste veten, e në momentin që kishte qenë pranë aktit kishte menduar pasi të iki kush do kujdeset për lepujt? E pas kësaj kishte hequr dorë nga vetëflijimi.

Dr Brooks e sqaron këtë se kafshët i ndihmojnë të vendosin një ndjenjë stabiliteti dhe vazhdimësie, i bën të ndihen të sigurt dhe që dikush i do pa i gjykuar ndjesitë, të cilat shpeshherë nuk i merrnin nga marrëdhëniet e tjera familjare apo shoqërore.

Të dhënat e studimit kanë sjellë në dritë fakte të rëndësishme dhe sipas ekspertëve, në qendrat e kurimit të sëmundjeve mendore duhet të përfshihet dhe trajtimi me kafshë shtëpiake. /Intv/