"Klan"-i i merr një tjetër moderatore "Top Channel"-it, ja emisioni i ri që nis (VIDEO)

Postuar: 18/01/2018 - 14:34

Në Tv Klan pritet të nisë një tjetër emision i ri. I ndërtuar në formën e një “reality show” emisioni do të ketë në qendër të vëmendjes njerëz të thjeshtë dhe jo personazhe publikë të cilët tregojnë eksperiencën e tyre para dhe pas ndërhyrjeve plastike. Kuriozitet lidhur me këtë program ka ngjallur edhe fakti se kush do ta drejtojë këtë emision.

 “Kush vjen për drekë” në puntatën e sotme ka zbuluar se ky program do të jetë nën moderimin e Kiara Titos, e cila gjatë emisionit zbuloi edhe detaje rreth programit.

“Bora Kokonozi do të jetë regjisore e këtij programi, ndërkohë autore është Elda Laze. Ne shkojmë shumë mirë me njëra-tjetrën dhe xhirimet po shkojnë shumë mirë po ashtu. Ende nuk dihet data fikse se kur do të fillojë transmetimi, por do ta zbulojmë në vazhdim. E vetmja gjë që mund të them është se ky është një projekt shumë interesant, një format i tillë është parë më parë në botë, por në Shqipëri ende jo. Nuk do të jenë VIP-at pjesë e emisionit, por do të jenë njërëz të thjeshtë. Nuk do t’i shohim vetëm në operacion këto persona, por dhe në jetën e tyre për të zbuluar më shumë. Do të jetë një ‘reality shoy’ dhe jam e lumtur që jam pjesë e Tv Klan”, tha Tito.

Kiara ka nisur fillimet e karrierës së saj në “Top Channel” në emisionin “Top Select” pas zbulimit të disa talenteve të rinj. Gjithashtu ka qenë moderatore edhe në “Top Albania Radio”.

Kështu, ajo përbën një tjetër emër që nga “Top”-i shkon në Klan. Pavarësisht që kishte pak kohë që ishte shkëputur nga “Top Media”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë radhë raportohet se janë jo pak, por 4 spikerë lajmesh që kanë vendosur të largohen nga "Top"-i.

Pas thashethemeve të shumta për largimin e tij nga “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në një tjetër televizion gjeneralist, Tu

Një foto e shkrepur gjatë ditës së djeshme të Agron Llakajt, moderatorit, aktorit dhe autorit të “Al Pazar” me Ben Blushin, drejtorin e "

Si njeri i medias, me eksperiencë të gjatë dhe të sukesesshme, Blendi Fevziu e di mirë që kur përflitet shumë për një lajm, e mira do të

Është ndarë nga jeta ditën e enjte (31 maj) spikerja e “Radio Shkodra”, Suzana Dibra në moshën 62-vjeçare.

Ishte 23 maji i vitit 2008 kur themeluesi i Top Channel-it, Dritan Hoxha, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot në bashkëpunim me Caritasin dioqezën Tiranë-Durrës arriti të fitojë 7.5 milionë këtë të di

Prej fillimit të sezonit në “Portokalli”, aktori Rezart Veleshnja në një prej roleve të tij imiton dhe gazetarin e njohur Arian Çani.

Rudina Xhunga është një nga gazetaret më të vjetra të televizionit.