Gazetarja Eni Vasili largohet nga Top Channel dhe rikthehet sërish në News 24. Lajmin e bën të ditur News 24, ku njofton se teleshikuesit do të mund ta ndjekin emisionin e Eni Vasilit në “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00.

Gazetarja Eni Vasili ka firmosur disa ditë më parë kontratën me Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenebelliu, ndërsa shumë shpejt pritet që të startojë edhe emisioni.

Këto ndryshime ndodhën në televizionin më të madh në vend, pas rikthimit të Sokol Ballës, ku përveç emisionit të Vasilit, u mbyll dhe ai i Ttop Story”-t, teksa stafi i këtij të fundit ka pasur përplasje të ashpra me drejtuesit e tv.