Opozita ka reaguar në bllok ndaj arrestimit të Ergys Agasit, i cili ka qenë në epiqendër edhe të akuzave politike të saj.
Sali Berisha ngriti pikëpyetjen nëse arrestimi i biznesmenit ishte real apo ishte dorëzim me kushte. Kreu i PD thotë se tani duhet edhe monitorim ndërkombëtar në procesin e tij gjyqësor.
“A ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte? Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në shtëpinë e tij dhe sipas rastit në Manzë, e përsëri askush nuk kujtohej se ai ishte në kërkim. Së dyti, a është ky një akt i Lubisë për të futur në qerthull jo vetëm Ramën (të cilin e ka), por edhe Lindën, patronazhisten e AKSHI-t (cherchez la femme e frengut)? Ergys Agasi, si koordinator i plotfuqishëm i Edi Ramës, Padrinos së Shqipërisë me organizatat kriminale dhe kartelet shqiptare të drogës, si dhe me kontrollin e tij mbi ministritë, AKSHI-n, SHISH-in dhe policinë, është padyshim një nga mafiozët më të rrezikshëm jo vetëm në Shqipëri e rajon, por edhe më gjerë. Procesi i tij gjyqësor kërkon nevojë urgjente për monitorim ndërkombëtar”, shkruan Berisha





