Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me simpatizantët e PD iu rikthye çështjes së urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Berisha e cilësoi Hysenin si “shërbëtore të krimit” dhe pretendoi se drejtoresha e SPAK u ka vënë në dispozicion grupeve kriminale pajisje për regjistrime dhe filmime, të blera me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Çdo ditë dalin dëshmitë më rrënqethëse se si kurrë më parë shqiptarët sot janë në pushtimin e krimit, të një regjimi kriminal. Del se kreu i SHISH që ka detyrë më kryesore sigurinë kombëtare, sigurinë e gjithanshme, është një ushtare e shpifur e krimit të organizuar. I jepte bandave dhe krimit të gjitha mjetet që bliheshin me taksat tuaja të regjistrimeve, të filmimeve, të survejimeve, për ata që kërcënonin rrezikun”, tha Berisha.