"Rama nuk mund ta mbyllë 4-vjeçarin, nëse vijon me këtë qeverisje", kështu deklaroi nga studio e "Syri.net", kreu i PAA, Agron Duka.

I pyetur se si mund të rrëzohet qeveria Rama, Duka u shpreh se ekonomia e dobët dhe keqqeverisja do ta çojnë drejt rrëzimit këtë mazhorancë.

"Unë gjykoj që ajo që e rrëzon Ramën është keqqeverisja dhe ekonomia e vendit. Nëpërmjet kësaj qeverisjeje nuk lulëzon ekonomia e vendit. Mendoj se Rama e ka shumë të vështirë të mbyllë 4-vjeçarin, sepse ka probleme të mëdha ekonomike. Por gjithashtu duhet që edhe opozita të shfrytëzojë rastin", deklaroi Duka.