Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për vrasjen e liderit të serbëve në veriun e Kosovës, Oliver Ivanoviç.
Basha e quan vrasjen e Ivanoniç, një akt të pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbat
REAGIMI I BASHËS
Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.
Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.
Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë.
Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve.