Denoncimi/ Kompania e mikut të Edi Ramës mori licencën e ‘Air Albania’

Postuar: 14/06/2018 - 14:33

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat tha se 9 ditë pas themelimit, kompania e mikut të Edi Ramës merr licencën e “Air Albania” me investim 100 mijë lekë.

“Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh. Kompania fantazmë është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi Rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin. Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokrastike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan Idrizi”, u shpreh Tabaku.

Tabaku publikoi një foto, ku duket pronari i kompanisë Air Albania, është në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama dhe bëri disa pyetje për kryeministrin:

· Të kujt janë paratë e Air Albania?

· Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?

· Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?

· A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar ka reaguar rreth vendimit të dhënies së tiutllit "Qytetar nderi" nga Bashkia

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS-së e zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, kritike e hapur e kreut të PD-së, Basha, e ftuar në KAPITAL në Vizion Plus,

Rinegociimi i marrëveshjes së detit me Greqinë ka pështjelluar sërish opinionin publik.

Pas lajmit se Partia Socialiste shtoi në radhët e saj dy deputete të reja nga PDIU, Reme Lalën dhe Elena Xhina, kjo e fundit ka reaguar p

Dekorimin e ish-deputetit Gafur Mazreku, i cili plagosi themeluesin e PD-së Azem Hajdarin në vitin 1997, ish-kryeministri Sali Berisha e

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas largimit të dy deputeteve Reme Lala dhe Elena Xhina nga kjo forcë drejt Partisë Social

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij në qarkun e Dibrës, e pasdite është ndalur edhe në Klos.

Masat antikorrupsion që kanë ndërmarrë qeveria kanë nisur të japin rezultatet e para konkrete.

Deputetja e PDIU-së në qarkun e Dibrës, Reme Lala, deklaroi sot zyrtarisht kalimin në Partinë Socialiste.