Deputeti gjerman i CDU, Gunther Krichbaum i cili është një nga zërat kundër hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë ka folur rreth kësaj çështjeje.

Në një intervistë për gazetën gjermane "Welt" ai ka thënë se është ende herët.

"Ne do të duhet të vendosim për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë para verës. Mendoj se është shumë herët", ka thënë Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum.

"Për momentin, unë jam qartë kundër fillimit të negociatave të pranimit me Shqipërinë. Hapja e negociatave do të ishte shumë herët tani. Megjithëse Shqipëria ka nisur "reforma të shumta", për shembull në gjyqësor, por ato duhet të zbatohen tërësisht. Kjo vlen në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", tha politikani i CDU-së.