Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten, është shprehur se ka deputet brenda Partisë Socialiste që duan të rrëzojnë Edi Ramën.

Kryemadhi deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’, se deputetët e PS janë të gatshëm për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti nëse ai merr guximin për të ardhur në Kuvend dhe të kërkojë mocion besimi.