Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë në prag të festës së Pavarësisë.

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, kreu i Qeverisë shqiptare është nderuar me medaljen e Pavarësisë nga Presidenti Hashim Thaçi.

Teksa ka shprehur falënderime për këtë vlerësim, kryeministri Rama tha se rruga e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës është në Bashkimin Europian.