Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme.

‘Në emër të të gjithë simpatizantë dhe anëtarëve të LSI që morën pjesë në protestën e organizuar dua të falënderoj  të gjithë anëtarë që nuk patën mundësi të marrin pjesë në protestë apo nga vendet e punës, t’i falënderoj për forcën dhe kurajën që dhanë për mijëra protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Dita e sotme ishte një protestë opozitare për të treguar se është një opozitë e bashkuar që e bashkon përditë Shqipërinë me BE dhe është vetëm qeveria e krimit dhe drogës e Edi ramës që e largon Shqipërinë nga BE.

Dua ta falënderoj të gjithë ata policë që kryen me ndershmëri detyrën dhe dënoj ata që dhunuan gaztorin kryeredaktorin e Rilindjes Demokracisë dhe i kërkon prokurorisë të dënojë ata që dhunuan gazetarët.

I bëj thirrje Edi Ramës të dalë nga tuneli i krimit ku ka hyrë, sepse tani është vetëm. Shqiptarët e kanë lënë vetëm përfundimisht, por edhe drejtorët e ministrat e kabinetit të tij. Të largohet për t’i dhënë një shans Shqipërisë që të bëhet pjesë e BE-së’, tha Monika Kryemadhi.