Rama i ashpër me senatin e UT-së: Jeni bishti i kavallit i të gjithë universiteteve të Shqipërisë

Postuar: 14/02/2018 - 12:22

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm me Senatin e Universitetit të Tiranës ku foli për Reformën e Universiteteve dhe sfidat e autonomisë së zgjeruar falë Ligjit të Ri për Arsimin e Lartë.

Rama tha se Universiteti i Tiranës duhet të ketë autonomi nga ana financiare. Madje me ton pak të ngritur kreu i qeverisë iu drejtua Senatit duke i thënë se jeni bishti i kavallit i të gjithë universitete të Shqipërisë. 

"Ne morëm një vendim për rritjen e rrogave por kjo është hera e fundit se i takon çdo Universiteti të vendosë për rrogat. Dikush të marrë më shumë dikush më pak, në varësi të kontributeve dhe performancës. Duhet të mbarojë historia që marrin të gjithë njësoj si një pedagog që mban shkollën në këmbë dhe një tjetër që e merr rrogën kot. Po kjo është një punë që e bën universiteti jo qeveria. Qeveria sulmohet për tarifat, nuk i vendosim ne, i vendos universiteti. Qeveria vendos një tavan për të shmangur abuzimet. Jeni të zgjedhur, flamurin e autonomisë e keni, tundeni. Mund të çohen nja 10-15 pedagogë e të thonë të ndryshohet ligji, kjo nuk ndodh, nuk bën vaki, ligji duhet zbatuar. Por ligjet mund të ndryshohen kur shihet që nuk funksionon diçka," u shpreh Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Parlam

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaugar pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha se Gjermania ka marrë vendimin për të vo

Në një intervistë për ‘Deutsche Welle’, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein ka

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, pas seancës parlamentare, foli në dalje të Kuvendit për një “shkatërrim përfundimtar

Ashtu si në seancat e fundit edhe seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës

Ka rinisur pas një ndërprerje prej 10 minutash seanca e Kuvendit, ndërkohë që në foltore qëndron ende kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria mori lajmin më të keq, pasi partitë gjermane nuk do të votojnë pro

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryeministri i Hunga

   Sheshi “Skënderbej” fitoi të mërkurën Çmimin Europian të Hapësirës Publike 2017, në konkursin e zhvilluar në Barcelonë, ku Shqipëria k

   Një qytetar nga Durrësi, ka denoncuar sot faktin që sipas tij, kryebashkiaku Vangjush Dako dhe drejtori i OSHEE, Adrian Çela po zhvend