Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e Jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak, pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet më 22 maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike por vijimi i mbështetjes Britanike për vendin tonë.

Njëkohësisht tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.