Skandal/ Joleza Koka paguhej në ministri pa shkuar asnjë ditë në punë (VIDEO)

Postuar: 13/09/2017 - 13:03

Emisioni “Stop” ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video e cila tregon se si Joleza Koka, ish kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, gjatë kohës që punonte si këshilltare në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, është paguar pa shkuar as edhe një ditë në punë. Në pamjet filmike që emisioni investigativ publikoi, tregohen dëshmitë e punonjësve pranë kësaj ministrie, të cilët shprehen se Jolezën nuk e kanë parë të vinte asnjë ditë në punë, edhe pse paguhej çdo muaj.

Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Joleza Koka përpara disa ditësh sulmoi drejtuesin e programit “Stop” Saimir Kodrën, duke e akuzuar për thyerje të etikës televizive dhe përdorimit të gjuhës ofenduese.

Joleza Koka ka nisur edhe një peticion për çështjen në fjalë, madje është ankuar te Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të cilët kanë ndërhyrë për fshirjen e emisionit të asaj date në Youtube.

Si kundërpërgjigje, emisioni “Stop” publikon një skandal me përmasa edhe më të mëdha se çështja parimore e Jolezës. Saimir Kodra u shpreh se ndaj saj së shpejti do të ngrihet edhe një padi për vjedhje, pasi dy vite “punë” Joleza nuk denjoi të paraqitej as në zyrë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kreu i opozitës Lulzim Basha reagoi në lidhje me përplasjen e ndodhur sot në Kuvend mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe opozitës.

Deputeti i Partisë Socialiste nga Malësia e Madhe, Paulin Sterkaj, po kalon momente të vështira shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin e zhvilluar ditën e sotmen në Komisionin e Medias për çështjen e prishjes së Teatrit K

Kryeministri Edi Rama teksa fliste në Durrës për turizmin dhe impaktin që ka në Shqipëri, tregoi një histori me një turist politik.

Ditën e djeshme në qytetin e Hasit, Këshilli Bashkiak i dha titullin “Qytetar Nderi”, ish-deputetit të PS-së, Gafurr Mazreku.

Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas situatës që u krijuar sot në Kuvend me praninë e kryet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim ka sqaruar se ai ishte i ftuar për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit t

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, të kryesuar nga Presidenti i këtij Këshilli, is

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me operatorët e turistët në qytetin e Durrësit.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se mazhoranca do të kërkojë shkarkimin e kryetares së Komisionit të Medias, Alb