Zaev shpreson të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë

Postuar: 14/11/2017 - 10:00

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha mbrëmë se shpreson se Shkupi dhe Athina së shpejti mund ta gjejnë zgjidhjen për kontestin e gjatë me dekada lidhur me çështjen e emrit.

Greqia argumenton se emri Maqedoni implikon pretendime territoriale ndaj një rajoni grek me të njejtin emër dhe për shkak të kësaj çështjeje, i ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Më 20 dhe 21 nëntor do të bëhet takimi i parë me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimitz, dhe shpresoj se ne do të gjejmë zgjidhje e jo ta vonojmë atë”, tha mbrëmë në Lubjanë kryeministri, Zoran Zaev, pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar, raporton agjencia Reuters.

Kryeministri Zaev tha se shpreson se bisedimet për pranim në BashkiminEvropian do të fillojnë vitin e ardhshëm.

 Takimi me palën greke në muajin nëntor, do të jetë i pari prej se Zoran Zaev është kryeministër i Maqedonisë. /REL/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ai dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviç kanë nxjerrë një deklaratë të

   Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë sot se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

   Në Greqi, reshjet e vazhdueshme tw shiut kanë depërtuar deri në sallën qendrore të Kuvendit.

   Plot 11 anije luftarake turke po patrullojnë përqark ishullit që prej vitesh është kthyer në një mollë sherri mes Ankarasë dhe Athinës

Prokuroria për Krimit të Organizuar se Serbisë përmes Ministrisë së Drejtësisë i ka dërguar raportin Prishtinës rreth rastit të vrasjes s

   Për rreth 6 orë, ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas, zhvilluan një takim në Vienë me nd

Të pamartuarit serbë japin para të majme për t’u martuar me vajza nga Shqipëria.

Bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, kanë shtuar zërat në mesin e shqiptarëve se edhe ata duan të jenë pjesë e mbyllj

   Pas kryeministrit Zoran Zaev edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, ish-deputeti shqiptar i Maqedonisë Ziadin Sela vazhdon të jetë në qe